Asociacioni i Komunave të Kosovës ka një kërkesë për MASHT, shkak zgjedhjet e 17 tetorit

Aociacioni i komunave të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Arsimti dezinfektimin e shkollave dhe pushim me 18 tetor të këtij viti, raporton Gazeta Blic.

Sipas një komunikate të lëshuar nga AKK, thuhet se me anë të një kërkese i është drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit lidhur me mbajtjen e votimeve për zgjedhjet lokale nëpër objektet shkollore.

Në këtë kërkesë thuhet:

“Presidentja e Republikës së Kosovës, znj .Vjosa Osmani, në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve është institucioni përgjegjës që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Në këtë rast shkollat nëpër komunat e Kosovës janë lokacionet në të cilat do të zhvillohet i tërë procesi zgjedhor sipas kërkesave të parapara nga KQZ.

Mbajtja e zgjedhjeve lokale me 17 tetor 2021 nënkupton që shkollat në të gjitha komunat do të jenë në dispozicion të KQZ së paku deri ora 19:00, në kohën e paraparë të mbylljes së procesit zgjedhor.

E gjithë kjo do të reflektojë në punën personelit shkollor që të përgatiten për mbarëvajtjen e procesit mësimor të rregullt të hënën me 18 tetor 2021.

Duke pasur parasysh gjendjen me pandeminë Covid 19 si dhe me udhëzimet e IKSHP-së për masat dhe rregullat e procesit mësimor, do të jetë e pa mundur për shkollat që të jenë të gatshme për procesin mësimor ditën në vijim pas zgjedhjeve.

Për këtë arsye, Drejtorët Komunal të Arsimit të organizuar në kuadër të AKK-së kërkojnë nga MASHTI që me 18 tetor 2021 të mos mbahet procesi mësimor për nxënës në ato shkolla të cilat janë shfytëzuar si qendra të votimit.

Dita e hënë, 18 tetor 2021 të jetë ditë e lirë në mënyrë që MASHTI në koordinim me KQZ të merrë përgjegjësinë për dezinfektimin e ndërtesave shkollore në mënyrë që të jenë të gatshme dhe të sigurta për nxënësit për të vijuar mësimin” – thuhet në kërkesën e AKK-së nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv Sazan Ibrahimi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT