Asociacioni i Komunave të Kosovës dënon sulmin ndaj Agim Bahtirit

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me sulmin fizik ndaj kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
“Në emër të komunave të Republikës së Kosovës, Asociacionin i Komunave të Kosovës dënon ashpër sulmin fizik ndaj kryetarit të komunës së Mitrovicës dhe anëtarit të Këshillit të Kryetarëve, z.Agim Bahtiri. Sulmi fizik ndaj kryetarit të komunës, i zgjedhur nga votëbesimi i shumicës së qytetarëve të komunës së Mitrovicës është akt i ultë dhe tërësisht i papranueshëm në Kosovën demokratike”, thuhet në reagimin e Asociacionit
Asociacionin i Komunave të Kosovës kërkon nga organet e rendit që ndaj autorit të këtij akti të shëmtuar të merren të gjitha masat ligjore në mënyrë që të mbrohet autoriteti i të zgjedhurve lokal në komunën e Mitrovicës dhe në gjithë pushtetin lokal në Kosovë.
Asociacioni i Komunave të Kosovës i dëshiron kryetarit të Komunës së Mitrovicës kthim të shpejtë në angazhimet e tija në përditshme në shërbim të qytetarëve të komunës së tij, nga të cilët edhe mori besimin për udhëheqjen e komunës së Mitrovicës.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT