Asociacioni i Gazetarëve kundër presionit të EULEX’it

Asociacioni i Gazetarëve organizatë kjo  që i mbron punën e gazetarëve në Kosovë ka reaguar pas presionit të EULEX’it për t’i fshehur skandalet që kanë të bëjnë me këtë mision.

Lexojeni të plotë reagimin

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është i shqetësuar me deklarimet e përfaqësuesve të misionit për sundimin e ligjit në Kosovë EULEX, kundër punës së gazetarit të Kohës Ditore, Vehbi Kajtazi. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vlerëson se një qasje e tillë cenon lirinë e shprehjes në Kosovë dhe pengon përpjekjet e gazetarëve për të trajtuar në mënyrë profesionale fenomenet e ndryshme.

Gazetarët dhe mediat nuk kanë mision shkatërrimin e institucioneve por raportimin e bazuar në fakte.

AGK-ja, ka përcjellë në vazhdimësi raportin e zyrtarëve të Eulexit me punën e gazetarit të Kohës Ditore, andaj i bënë thirrje përfaqësuesve të Eulexit që të kërkojnë falje publike lidhur me presionin e ushtruar ndaj z. Kajtazi dhe gazetës Koha Ditore.

Asociacioni i Gazetarëve kundërshton çdo lloj presioni mbi gazetarët dhe shpreh bindjen se ndërhyrjet në punën e gazetarëve është kundër interesave të përgjithshme shoqërore.

Të vetëdijshëm se liria e shprehjes dhe e medies është një prej vlerave më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, AGK-ja mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve si dhe krijimin e një ambienti të sigurt për punë sa më profesionale.

Prishtinë, 14 mars 2015
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/asociacioni-i-gazetareve-kunder-presionit-te-eulexit-86859/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -

MË TË FUNDIT