Asllani, princesha kosovare e Parisit

Futbollistja Kosovare Asllani është princesha e Parisit. Nëse jo e kryeqytetit francez, 25-vjeçarja është princesha e skuadrës së futbollit Paris Saint Germain, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kështu e njohin sulmuesen me prejardhje nga Mitrovica bashkëlojtaret e saj te PSG, skuadër kjo që të enjten do të paraqitet në finale të Ligës së Kampionëve për femra.

“Kose është princesha e ekipit. Kështu e quajmë ne atë. Ajo ka natyrë shumë feministe, ka në të diçka që i ngjason princeshës. Ne tallemi me të për këtë. Por është pozitive natyrisht”, ka thënë kapitenia e PSG-së, Sabrina Delannoy në një prezantim të skuadrës që e ka bërë për sajtin zyrtar të UEFA-s.

Asllani, e njohur edhe me nofkën “Kose”, ka lindur në Suedi dhe për këtë vend ka shënuar 20 gola në 69 paraqitje.

Për Parisin luan prej vitit 2012, ndërsa më herët ka bërë karrierë të suksesshme në disa skuadra suedeze. Po ashtu luajti një kohë në SHBA te skuadra Chicago Red Stars.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT