Asamblisti i Komunës së Drenasit rezulton pozitiv me Covid-19

Sokol Bylykbashi, asamblisti i Komunës së Drenasit, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Bylykbashi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.

Lexojeni të plotë postimin e Sokol Bylykbashit:

Të dashur qytetarë të Drenasit,

Pas testimit për Covid-19, sot u njoftova që kam rezultuar pozitiv.

Si qytetar, asamblist e anëtar i Shtabit Emergjent, në vazhdimësi kam kërkuar që të respektohen udhëzimet dhe vendimet e organeve kompetente kundrejt pandemisë. Njëkohësisht edhe vetë jam munduar që t’i respektoj masat e proklamuara, por ka ndodhur një lëshim nga një anëtar i familjes dhe tashmë në bazë të simptomave jemi të gjithë të infektuar.

Unë dhe anëtarët tjerë të familjes jemi në proces të shërimit dhe gjendjen shëndetësore e kemi stabile. Anëtarët e tjerë nuk do të provojnë të bëjnë test, për shkak të mungesës së testeve dhe kërkesave të mëdha të shumë familjeve për një test të tillë. Ne do të izolohemi, nëse na bie të dalim, kjo do bëhet vetëm me koordinin me QKMF-në për të marrë tretman mjekësor.

Besoni që ka pandemi, mbani maska, distancë e higjienë.Fotografia e Sokol Bylykbashi

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT