Asambleisti Vehbi Berisha kërkon nga zjarrfikësit që ta paditin Komunën e Drenasit

Në seancën e javës së kaluar të Kuvendit Komunal të Drenasit, një ndër 6 pikat e rendit të ditës, ishte edhe çështja e zjarrfikësve të cilët protestuan më 1 maj.

Kjo protestë e tyre erdhi pasi komuna nuka po ua paguan ndërrimin e natës, punën jsahtë orarit si dhe gjatë festave zyrtare.

Asamblisti i pavarur Vehbi Berisha i cili tash është edhe Kryetar Partisë FJALA–Dega në Drenas diskutoi në lidhje me çështjen e zjarrfikëseve ku tha se, pikërisht ketë çështje e ka ngrit para një viti ku edhe i kishte dërguar e-mail zyrtar Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjenca ku kishte kërkuar sqarim se pse zjarrfikëseve nuk po iu paguhet puna.

Drejtoria në fjalë i ishte përgjigjur se ju mungon buxheti për mbulimin e pagesave për këto kategori. Mes tjerash asamblisti Berisha theksoi: “Unë i kam kontaktua zjarrfikësit për ketë çështje dhe i kam këshillua pse s’po e bëni një padi civile ndaj Komunës së Drenasit ose padi kolektive si sindikatë e zjarrfikësve të Drenasit sepse ligjet aktuale në fuqi ua japin ketë drejtë”.

Ai ka theksuar se ka gjasa që deri në hartimin e buxhetit për vitin e ardhshëm 2017 të mbetet pa u rregullua kjo çështje pasi qe me rishikim të buxhetit ndoshta nuk do te kemi mundësi për shkak te projekteve tjera.

Me ketë rast pati edhe diskutime tjera të shumta dhe të zëshme, ku diskutuan edhe Asamblesit tjerë si: Xhavit Drenori, Sokol Bylykbashi, Idriz Hyseni, Nexhmedin Bala, Liman Krasniqi etj të cilët parimisht përkrahin të drejtat e zjarrfikësve dhe janë për zgjidhjen e problemeve të tyre.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT