Asambleisti i Drenasit jep donacion Lap-topin e vet për një student! (Foto)

Është shkruar disa herë se Xhavit Drenori, asambleist në Komunën e Drenasit, është këshilltari më punëtor jo vetëm në Kuvendin Komunal të Denasit, por edhe në tërë kuvendet Komunale të Kosovës. Ai pothuajse çdo ditë merret me problemet e banorëve të komunës, duke i adresuar kërkesat e tyre në komunë.

Veprimi i fundit i Drenorit është një donacion. Një llaptop për një student absolvent të Universitetit Publik. Drenori e ka marrë këtë veprim pas vendimit të Kuvendit Komunal për t’i pajisur Anëtarët e Kuvendit Komunal me nga një laptop të ri për lehtësim të punëve për- dhe rreth Kuvendit Komunal.

Kështu Drenori ka bërë dy laptop dhe njërin po i a dhuron një studenti!

Këtu më poshtë e keni deklaratën e plotë të Xhavit Drenorit lidhur me iniciatvën e tij për të dhuruar këtë Llap-top si  dhe i keni foto e Llap-topit që do ta dhuroj.

NJOFTIM PËR STUDENTË

E ofroj donacion LAPTOPIN tim të përdorur (shih fotot e bashkagjitura) për një Student të Komunës sonë.

Nuk është me rendesi gjinia, përkatësia fetare, përkatësia partiake, thjeshtë vetëm të dëshmojë që është absolvent i Universitetit Publik.
Laptopi është bukur i vjetër por funksional (e kam blerë personalisht në Chemnitz të Gjermanisë në vlerën 699 Euro, gjatë kohës së studimeve post diplomike).

Laptopi përveç kabllos së rrymës ka edhe dokumentacionin, respektivisht faturën e blerjes.

Kutpohet, ai që lajmërohet i pari, listohet i pari për tu pajisur më këtë laptop. Por siç e ceka më lart duhet të dëshmojë që është absolvent në Univeristetin Publik.

Xh.D.

PS.: Ky donacion simbolik i pason vendimit të Kuvendit Komunal për ti pajisur Anëtarët e Kuvendit Komunal me nga një laptop të ri për lehtësim të punëve për- dhe rreth Kuvendit Komunal. Një të tillë e kam pranuar edhe unë javën e kaluar.Këta laptop janë pasuri (pronë) komunale dhe pas madatit duhet ti kthejmë prap në Sekretari të Kuvendit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT