Asambleisti Berisha: Edhe këtë vit dëshmuam se kemi menaxhim të dobët institucional të shkollave

 

Portali DrenicaPress gjatë ditës ka njoftuar se në katër shkolla të komunës së Drenasit nuk do të nis mësimi për shkak se në to do të ketë rinovime.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i asambleistit Vehbi Berisha, i cili në një postim në Facebook, ka thënë se edhe këtë vit dëshmuam se kemi menaxhim të dobët institucional të shkollave. Ai ka thënë se një menaxhim më i mirë do t’i gjente të gjitha shkollat në gjendje të rregulut për 1 shtator.

“Është bërë si zakon në Komunën e Drenasit që 1 Shtatori ti gjej në renovime shumë shkolla të Drenasit. Së pari kjo dëshmon se çfarë menaxhimi të dobët institucional të shkollave kemi, ku vit për vit kemi renovime dhe për kryerjen e këtyre “renovimeve” asnjëherë nuk ju mjafton koha e pushimeve verore dhe me doemos duhet të shtyhet procesi i fillimit të mësimit. Mendoj se po të ishte një angazhim i mirëfilltë institucional, koha e pushimeve verore do të mjaftonte të ndërtohej një shkollë e re nga themeli e jo të kryhen disa renovime të pjesshme të cilat përsëriten nga viti në vit, me një kosto relativisht të lartë për buxhetin e varfër të Komunës sonë”, ka shkruar Berisha, raporton DrenicaPress.

Beisha i cili i takon subjektit politik FJALA,  ka shtuar se në ditët në vijmë do të kërkoj përgjegjësi nga komuna se pse nuk janë kryer punimet me kohë nëpër shkolla që të gjithë nxënësit të kenë gëzim të përbashkët me 1 shtator./DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT