Artim Shaqiri trajner i Përfaqësueses së Maqedonisë?

 

Federata e Futbollit të Maqedonisë i bën ofertë për stolin e Kombëtares trajnerit aktual të Kukësit, Artim Shaqiri. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat maqedonase, ndërsa vetë Shaqiri nuk ka pranuar të japë detaje. Ai as nuk e ka pohuar, por as nuk e ka mohuar interesimin e federatës maqedonase. Kjo e fundit shkarkoi pak ditë më parë për rezultate të dobëta trajnerin Boshko Gjuroski.
Sipas portalit shqiptar në Maqedoni, “yllpress.com“, Shaqiri shihet si pasardhës i Gjurovski. “Nuk dua të komentoj atë që përflitet në mediat maqedonase. Për momentin, jam i përqendruar te klubi i Kukësit dhe dua ta mbyll kontratën deri më 31 maj me trofe”, ka thënë shkurtimisht Shaqiri.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT