Arti rinor turk ekspozohet në Prishtinë

Prishtina mirëpret një aktivitet kulturor të rëndësishëm. Në kuadër të projektit të “Dialogëve Artistikë Ndërkulturore të Turqisë dhe Ballkanit” u hap Ekspozita me emrin “Unë kam një tregim”

Ekspozita u realizua me ndihmën e qendrës “Yunus Emre”, Asociacionit të “Dialogëve Artistike Ndërkulturore të Turqisë dhe Ballkanit” dhe Komisionit Kombëtar Turke të UNESCO-s.

Katërmbëdhjetë artistë nga Turqia, ishin mbledhur në një vend të vetëm për të ekspozuar punimet e tyre, të cilat mbanin në vete nga një tregim të rëndësishëm për jetën e tyre. Ekspozita me emrin “Kam një tregim”, pas ekspozimit të saj në Sarajevë, Tiranë, Podgoricë u prezantua edhe në Prishtinë.

Ekspozita “Unë kam një tregim” do të qëndrojë e hapur deri në 19 qershor.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT