Arta Nitaj në lidhje me tradhtarin më të madh të gjitha kohëve në futbollin shqiptar

Një romancë e re duket të ketë lindur në shoubizin shqiptar.

Fjala është për aktoren bukuroshe Arta Nitaj që duket të jetë në lidhje me një futbollist të njohur shqiptar, Adnan Januzajn, i cili kishte refuzuar Shqipërinë në të kaluarën, ani pse një popull i tërë po e luste atë që t’i thoshte ‘PO’ Kombëtares shqiptare.

Dyshimet kanë nisur tash e një kohë nga marrëdhënia e reflektuar në Instagram ku dyshja ndiqen me njëri-tjetrit por janë vulosur sot.

Arta dhe Adnani janë bashkë në një udhëtim për të cilin burimet e Prive.al saktësojnë se bëhet fjalë për Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo është vërejtur nga postimet në vende identike teksa kanë pozuar edhe me një kafshë të njejtë në profilet e tyre respektive.

Detaje të tjera priten të bëhen të ditura me kohë.