Teksa është duke u paraqitur në programet e ndryshme festive, këngëtarja Arta Bajrami po tregohet mjaft aktive për fansat e saj.

Ajo ka realizuar edhe një set të ri fotografik për fundvit, në studion e fotografit Fidan Mehmeti.

Në disa prej fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, Bajrami është shfaqur mjaft provokuese, në një fustan të gjatë ngjyrë bronzi me shkëlqim.

Foto: Arta Bajrami/Instagram

Me një pjesë të hapur në pjesët anësore të saj, Arta vuri në pah tatuazhin e realizuar në këmbën e saj të majtë.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.

Foto: Arta Bajrami/Instagram

Arta ka qenë mjaft aktive këtë vit me projekte muzikore, teksa duket se ka përgatitur plot befasi për fansat edhe gjatë fundvitit. /Telegrafi/

Foto: Arta Bajrami/Instagram