Manifestimi letrar ,,Vjeshta dhe Vargjet”  do të mbahet më 26.10.2019 në ora 12.00, në Shtëpinë e Kulturës në Drenas.

Programi i manifestimit përfshinë:

  1. Tryezën tematike për krijimtarinë letrare të shkrimtarit Iljaz Prokshi                        (Me kumtesa paraqiten: Adem Gashi, Xheladin Mjeku dhe Halil Xani}
  2. Prezantimi i botimeve të Art Club ,,Rifat Kukaj”  (prezantohen librat e : Bedri Tahirit, Avdi Gashit, Izet Abdylit, Xheladin Mejkut e Halil Xanit}
  3. Orën  poetike ,,Rifat Kukaj”  (Ndahen tri çmime nga konkursi letrar që ka qenë me shifër, për poezi, vendi i par, vendi i dytë dhe vendi i tretë. Poashtu ndahet çmimi motivues për të rinj ,,Iljaz Prokshi” dhe çmimi kryesor për vepër jetësorë në krijimtari ,,Rifat Kukaj”. /Drenica Press/