Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger duket i vendosur për të ndërhyrë fuqishëm në merkato në verë për të përforcuar ekipin e tij. Mediat britanike kanë bërë me dije se janë të paktën tre lojtarë në listën e numrit një të Arsenalit. “Topçinjtë” po kërkojnë një portier, një mbrojtës dhe një mesfushor dhe duket se i kanë vënë që tani piketat e tyre. Për portën e Arsenalit në krye të listës është Peter Çeh. Portieri çek duket se do të largohet nga Çelsi në fund të sezonit dhe Arsenali është i gatshëm t’i hapë dyert. Venger ka në plan të shpenzojë çfarëdo shume për të bindur Çehun që t’i bashkohet ekipit të tij. Shezni është jashtë planeve të tij, ndërsa Ospina pavarësisht formës së mirë nuk ofron garanci afatgjatë. Ndaj Venger duket i dëshpëruar për të firmosur me 321 vjeçarin e portës së Çelsit. Ndërhyrje priten dhe në mbrojtje. Emri më i lakuar në mediat britanike është Neven Subotiç. Mbrojtësi serb i Dortmundit pëlqehet së tepërmi nga trajneri Venger dhe Arsenali do të kërkojë me ngulm mbrojtësin e verdhezinjve. Si alternativë për të ëhstë mbrojtësi i Dinamos së Kievit, Aleksandar Dragoviç. Në mesfushë numri një në listët mbetet Morgan Shnajderlin. Mesfushori i Sauthemtonit është i lidhur prej kohësh me Arsenalin, por qershori mund të jetë momenti i duhur që mesfushori të ndërrojë skuadër dhe t’i bashkohet ekipit të drejtuar nga Venger. Sipas medieve britanike Arsenali është gati të shpenzojë rreth 50 milionë sterlina për të tre lojtarët në fjalë.
- Advertisement -