Arsenali shënon fitore të rëndësishme dhe kalon në pozitën e katërt

Arsenali ka vazhduar me fitore në Premier Ligë, duke bërë një tjetër hap të madh drejt top katërshes.

“Topçinjtë” fituan sot në udhëtim te Watfordi me rezultatin 2:3, në kuadër të javës së 28-të.

Martin Odegaard, Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli shënuan golat e fitores për londinezët, teksa Cucho dhe Moussa Sissoko shënuan për vendasit.

Për skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta ishte kjo fitorja e katërt radhazi në elitën e futbollit anglez.

Arsenali pas kësaj fitore është ngjitur në pozitën e katërt me 48 pikë, teksa ende ka ndeshje më pak të zhvilluara.

Kurse, Watford mbetet me 19 pikë dhe renditet në pozitën e parafundit (19). /Gazeta Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT