Arsenali para Liverpulit për mbrojtësin portugez

 

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është ekspert për transferimin e futbollistëve që luajnë në kampionatin francez.

Sipas The Sun dy skuadrat angleze Arsenali dhe Liverpuli janë të interesuara për mbrojtësin e Lorientin, Rafel Guerriero.

Portugezi ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2017 dhe Arsenali ka bërë gati ofertën për ta bindur Lorient ta lërë të lirë mbrojtësin që ka pëlqyer Arsenalin për ta vazhduar karrierën futbollistike.

Për Guerriero interesim ka shprehur edhe PSG, por aty ai nuk dëshiron të transferohet ngase shanset për të luajtur rregullisht janë të pakta pasi ka për kundështar dyshen Silva-Luiz./Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT