Arsenali në finale të Kupës së Anglisë (video)

 

Arsenal ka arritur të mposhtë në transfertë Riding në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë me rezultat 2-1.
Heroi i kësaj fitoreje është sulmuesi kilian Aleksis Sançez, i cili me dopietën e tij çoi topçinjtë në finale.
Golin e barazimit për vendasit e shënoi McCleary në minuten 54′ të takimit. Duke mbyllur pjesën e parë nën shifrat e barabarta 1-1. Rezultat i fiksuar dhe në pjesën e dytë. Ndërsa kiliani golin triumfues arriti ta shënojë në kohën shtesë,  përkatësisht 105+1′.
Ndërkohë nesër do të mësojmë dhe finalisten e dytë mes Aston Villës dhe Liverpulit. Se cila prej tyre do të përballet në Uembli me 30 maj ndaj djemve të Venger.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT