Arsenali me ofertë për Higuanin

     

    Arsene Wenger është në kërkim të një sulmuesi dhe sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain, është dëshira e trajnerit francez.

    “Calciomercato” shkruan se Arsenali ka bërë ofertë për sulmuesin argjentinas në vlerë prej 60 milion euro, por që është refuzuar nga presidenti napolitan, Aurelio De Laurentis.

    Napoli dëshiron ta mbaj në skuadër sulmuesin, edhe pse ky i fundit me huqjen e penaltisë me Lacion ia mohoj Ligën e Kampionëve./Drenicapress/