Arrijnë në Kosovë mbetjet mortore të viktimave të masakrës së Rrezallës të gjetura në Serbi

Kanë arritur në Kosovë mbetjet mortore të shtatë viktimave të masakrës së Rrezallës që u zhvarrosën nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.

Sipas raporteve të identifikimit të mbetjeve mortore, bëhet fjalë për shtatë identifikime të reja nga masakra e Rrezallës dhe dy ribashkime me eshtërat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Serbisë.

Pranë pikës kufitare në Merdare, familjarë, të afërm nga Rezalla dhe organizata joqeveritare kanë pritur trupat e më të dashurve të tyre. Aty është ngritur një tendë, ku janë hapësirat në të cilat do të vendosen arkivolet.