Arrihet marrëveshja për Pogban, francezi sezonin tjetër luan me Barcelonen

E ardhmja e Paul Pogba do të jetë te Barcelona. Të paktën kështu shkruajnë mediat spanjolle pranë klubit katralanas. Sipas El Mundo Deportivo, Juventusi dhe Barcelona kanë arritur marrëveshjen për transferimin e francezit në Katalunjë në 2016.

Plani është ky. Me merkaton e blaugranave të bllokuar nga FIFA, 22-vjecari nuk mund të vihet që këtë verë nën urdhrat e Enriques, ndaj do të jetë më mirë për të dyja palët që të qëndrojë edhe një sezon te bardhezinjtë. Ditët e fundit, Braida dhe Marota janë takuar disa herë për të përfeksionuar këtë pakt, por pa zbuluar shifrat e transferimit.

Nga ana e tij Pogba ka dhënë “ok” për nisjen e bisedimeve, pasi synimi i tij është të tranferohet të kampionët më të rinj të Europës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT