Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kada Bujupi, është arrestuar në këto momente. Lajmin për arrestimin e deputetes e ka konfirmuar për Express edhe asistenti i saj Argjend Zejneli .
Donika Kada Bujupi është dërguar në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali.
Bëhet e ditur se Gjykata Themelore e Prishtinës dje ka lëshuar fletë arrest ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Donika Kadaj-Bujupin dhe Faton Topallin.
- Advertisement -