Arrestohet vushtrriasi, iu gjetën substanca narkotike

Është arrestuar një person në Vushtrri, pasi të njëjtin i janë gjetur substanca narkotike.

Policia njofton se i janë gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 0.02 gram, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 0.02 gram”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT