Arrestohet sulmuesi i gruas së pafajshme në Berlin (video)

 

Policia në Gjermani e ka arrestuar të dyshuarin kryesor në sulmin e dhunshëm ndaj një gruaje në stacionin e metros në Berlin. Sulmi në Berlin ka shkaktuar indinjatë të thellë dhe qytetarët kanë kritikuar policinë, pse nuk është bërë më heret publike videoja, e cila mundësoi kapjen e sulmuesit. Kamerat e sigurisë e kanë kapuar momentin kur një person pa asnjë shkas sulmon me shqelma pas shpine një grua dhe e hedh disa metra poshtë shkalleve. Incidenti ka ndodhur me 27 tetor, por videoja e cila mundësoi edhe kapjen e personit të dyshuar, është bërë publike një muaj më vonë.
Dyshohet se sulmuesit dhe tre shoqëruesit e tij , që shihen në video gjatë incidentit, jenë me origjinë nga Bullgaria.

Emri i të dyshuarit ende nuk është bërë publik, por dyshohet se ai është një 27-vjeçar, i cili është arrestuar dje në mbrëmje, në një stacion të autobusëve në Berlin. Këtë informacion e ka bërë të ditur policia gjermane./DW-Shqip/

https://www.youtube.com/watch?v=m_8N2uSQjKc