Arrestohet shqiptari, i cili tmerroi italianët

Pas disa muajve të kërkimit, është arrestuar shqiptari i cili ishte shndërruar në tmerr për italianët, shkruan “suedtirolnews.it”.

Bëhet fjalë për 36-vjeçari Vasil Rama, i cili dyshohet se është shoferi i Audi-s së verdhë të përdorur nga një bandë hajdutësh të cilët kanë kryer grabitje mes Venetos dhe Friulit në muajin janar të këtij viti.

Mësohet se ai është arrestuar në kufirin në mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Automjeti i vjedhur në Milano më 26 dhjetor të vitit 2015 gjithnjë arrinte të shmangte Policinë italiane. Madje, në një rast hajdutët kishin arritur të largoheshin duke udhëtuar kundërvajtje me një shpejtësi të madhe në autostradë në Spinea.

Shtetasi shqiptar, sipas të dhënave të Prokurorisë së Venecias, është arrestuar falë bashkëpunimit ndërkombëtar të ministrisë së brendshme italiane dhe Policisë greke.

Ai ka mohuar se ka bërë vepra penale.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT