Personi që ka shkaktuar aksidentin e djeshëm fatal në rrugën Drenas-Komoran, në fshatin Korroticë e Ulët, ku dy femra vdiqën pasi morën lëndime, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Në raporton e policisë thuhet se janë të lënduar rëndë edhe tre meshkuj të cilët ndodhen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me urdhër të prokurorit të rastit, dy viktimave sot pritet tu bëhet autopsia në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.