Foto ilustrim

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori i Hetimeve të Korrupsionit në vazhdën e veprimeve hetimore të zhvilluara lidhur me dyshimet për keqpërdorime dhe marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit, me datë 11.07.2021 ka arrestuar personin e katërt të dyshuar A.G. (1972), i cili ka qenë në kërkim policor lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” në bashkryerje nga neni 309 dhe “Ndihma” në kryerjen e veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” neni 426.

Ky arrestim është vazhdimësi e rastit të datës 09.07.2021 me ç ‘rast janë arrestuar edhe 3 (tre) të dyshuar tjerë, ku Policia e Kosovës ka publikuar komunikatë zyrtare në datën e lartëshenuar.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prishtinë, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saja ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale.