Arrestohet një person për kanosje me armë zjarri

Rreth orës 03:30 nga hetuesit policor të stacionit të Drenasit, sot është arrestuar një person i dyshuar për kanosje,transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Arllat, saktësisht në një kafene, ku me armë zjarri, është kërcënuar ankuesi (45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës).

Me të marrë informatën, policia menjëherë ka ndërmarrë një varg veprimesh, që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:

K. H, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Po ashtu lidhur me rastin në fjalë policia ka konfiskuar :

Një Pushke automatike AK-47

Një karikatorë si dhe

Dyzetedy fishekë të kalibrave të ndryshëm

Pas arrestimit personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit, prej 48 orësh. Ndaj tij janë hapur rastet Kanosje dhe Mbajtje në pronësi posedim, kontroll i paautorizuar i armëve.

Aktualisht hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.