Arrestohet një person në Mitrovicë, iu gjet fletëvotimi në xhep

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi i është gjetur një fletëvotim në xhep. 

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express, prokurori Njazi Rexha. Ai ka treguar se fletëvotimi i gjetur tek i dyshuari ka qenë i pavulosur.

“E kemi zënë një person me një fletëvotim që është i pavulosur. Për momentin personi është duke u intervistuar”, tha prokurori Rexha.

Ndryshe, PDK-ja përmes një konference për media, ka aluduar se në Mitrovicë përkrahës të AKR-së janë duke aplikuar ‘Trenin bullgar’, në vendvotime. /GazetaExpress/.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT