Arrestohet një person në Godanc të Drenasit

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme ka arrestuar një person, i cili ka qenë i kërkuar nga organet e rendit.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /drenicapress/