Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Mitrovicë

Policia ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e 21-vjeçarit në mëngjesin e sotëm në Mitrovicë ndërkohë që një tjetër është në arrati.

Drejtori i Gjimnazit në Mitrovicë, “Frang Bardhi”, Ismet Ferizi, ka thënë se njëri nga dy të dyshuarit për vrasjen e 21-vjeçarit është nxënës në gjimnazin që ai drejton.

Viktima nuk është vrarë në oborrin e shkollës, por përballë kazermës së FSK-së në këtë komunë.

Ndërkohë, mësohet se dy të dyshuar e kanë ndjekur me armë 21-vjeçarin në rrugën e UÇk-së dhe më pas e kanë kryer aktin e vrasjes.

Trupi i pajetë i viktimës ende është në vendin e ngjarjes. Ekipet e forenzikës bashkë me policinë janë duke i zhvilluar hetimet. /GazetaExpress/