Arrestohet një femër nën dyshimin se ndihmoi dy persona të dhunojnë një vajzë

Policia e Kosovës ka arrestuar një vajzë në Ferizaj nën dyshimin se bashkë me dy të dyshuar ka marr pjesë apo ndihmuar në dhunimin e një vajze.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor dhe se rasti është duke u hetuar.

“Ferizaj 23.07.2020 – 09:30. është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta së bashku me dy të dyshuar të pa njohur kanë marr pjesë apo ndihmuar në dhunimin e viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT