Një aksident me lëndime trupore ka ndodhur në fshatin Zabel i Ultë në Drenas.

Lidhur me rastin, policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar vozitësen femër kosovare, pasi që e njëjta me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare (e mitur).

Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.