Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti kishte fotografuar fshehurazi një femër.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përmes dritares fshehurazi i kishte bërë fotografi dhe disa incizime me telefon. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.