Arrestohet në Drenas i dyshuari pasi rrahu gruan e tij

Një person në Drenas është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia nën dyshimet për dhunë në familje, raporton DrenicaPress

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Si pasojë e këtij sulmi, viktima ka pësuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar edhe tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./DrenicaPress

- Advertisement -

MË TË FUNDIT