Arrestohet me 900 euro fals

Një person është arrestuar, pasi që ka tentuar të përdorë 700 euro fals në një dyqan në Prishtinë. Edhe 200 të tjera i kishte në xhep.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të 9 dhjetorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti në një lokal ka përdorur shtatë kartëmonedha prej 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur edhe dy kartëmonedha prej 100 euro po ashtu qe dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell Koha.net. “Monedhat e dyshuara 9×100 euro janë konfiskuar ndërsa me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet më tej në raport.