Arrestohet kërcënuesi i djalit të Isa Mustafës ?

Djali i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Besniku kishte bërë të ditur dje se ishte kërcënuar nga një person të cilin ai e quante “aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje”.

Sipas Besnikut, personi që e kishte kërcënuar quhej Alban Morina dhe se fjalët e tij kërcënuese ishin këto: “Kena me ju kall me benzin, nga sot po te them ruje koken mos u end shlir”.

Megjithatë, gjatë ditës së djeshme, nga Lëvizja Vetëvendosje e kanë mohuar akuzat se kërcënimi të ketë ardhë nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.

“Çdo raportim që një aktivist i VETËVENDOSJE!-s e ka kërcënuar ministrin apo djalin e kryeministrit është plotësisht i pavërtetë”, kishte qenë reagimi i VV-së.

Përkundër këtyre, siç ka bërë të ditur një lexues i Telegrafit, personi i cili ka kërcënuar djalin e kryeministrit, përkatësisht Alban Morina, është arrestuar rreth mesnatës në shtëpinë e tij në fshatin Rixhevë, nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT