Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person pasi që i njëjti kishte shpërndarë në Facebook një fotografi me armë zjarri të gjatë.

Pasi është informuar me rastin, i dyshuari ka dorëzuar vullnetarisht armën gjysëm-automatike në polici bashkë me një karikator pa fishekë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/