Arrestohet i dyshuari për ’’Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje te detyrës zyrtare’’

Një i dyshuar, 25 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht kryetarin e komunës së Mitrovicës  Agim Bahtiri.
Sulmi ndaj kryetarit Agim Bahtiri është raportuar të ketë ndodhur rreth orës  15:30 min, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur brenda hapësirës së komunës së Mitrovicës në kohën kur kryetari Bahtiri kishte dalë nga kabineti i tij, me të dalë në shkallë brenda komune takon të  dyshuarin i cili thuhet të ketë kërkuar takim të menjëhershëm. Përkundër sqarimeve nga ana e kryetarit për pamundësinë e takimit të menjëhershëm dhe ofrimit të mundësisë që në kabinetin e tij ti jap të dhënat personale për caktim termini, i dyshuari nga prapa sulmon fizikisht kryetarin duke i shkaktuar lëndime trupore. Kryetari Bahtiri ka kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.
I dyshuari, A.D.25 vjeçar, identiteti i të cilit  menjëherë ishte bërë i njohur për zyrtarët Policor, pas incidentit kishte shkuar ne dyqanin e tij ne rrugën ’’Mbretëresha Teutë” me të vërejtur policinë  kishte tentuar të arratiset  me vrap, policia  i ishte vënë prapa dhe i njëjti është arrestuar.
 Ndaj të dyshuarit të arrestuar, me vendim të prokurorit publik, është caktuar masa e ndalimit policor deri në paraqitjen e tij para gjyqtarit të procedurës paraprake, me ç’rast  është inicuar rast për vepër penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së  detyrës zyrtare”. Thuhet në komunikatën për media nga zëdhënësi për informim publik i policisë në Mitrovicë Avni Zahiti
- Advertisement -

MË TË FUNDIT