Arrestohet femra që e “kidnapoi” fëmijën nga Istogu

Me datën 18.11.2016 në Stacionin Policor-Istog është raportuar për një person të zhdukur nga vetë familjarët e viktimës (fëmija nëntë vjeçar) që i përkiste komunitetit Rom dhe me shtetësi kosovar.

Ndërsa Policia e Kosovës, respektivisht rajoni i Ferizajit pas hetimeve intensive ka arritur që sot të gjejë viktimën (fëmiun nëntëvjeçar), tek e dyshuara femër shqiptare, L.H.

E njëjta është arrestuar dhe intervistuar për shkak të kryerjes së veprës “Trafikim me Qenie Njerëzore”, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku me vendim të prokurorit e dyshuara është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktima në fjalë iu është kthyer familjarëve të tij.

Ndërsa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative në vend dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë kryesve të veprave të kundërligjshme, thuhet në komunikatën e policisë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT