Mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren është arrestuar Faik Fazliu, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor.

Zyrtari policor, sipas policisë ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19, raporton Gazeta Express.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.
Ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Lajmin  e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës në Policinë Rajonale të Prizrenit.

“I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjate kryerjes se detyres zyrtare. Zyrtarët policor po asistonin ne kontrollimin e nje lokali (kafiteri) se bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti Covid19.

I dyshuari eshte shoqeruar ne stacionin policor ne Prizren.
I dyshuari eshte intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim te Prokurorit inicohet rasti per “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari te ndalet ne Qendren e mbajtjes per 48 orë.