Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes në kufirin Kosovë-Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se mbrëmë, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, është arrestuar aktivisti i saj, Fatmir Fetahu.

Me anë të një komunikate për media Vetëvendosje shpreh “Mbrëmë në mesnatë, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, Policia ka arrestuar pa urdhërarrest aktivistin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan, Fatmir Fetahu. Ai ishte duka kaluar kufirin së bashku me familjen për të shkuar në pushime në Shqipëri dhe arrestimi i tij u bë pa u dhënë asnjë arsye.”

- Advertisement -

MË TË FUNDIT