Një qytetar nga fshati Mushnikovë e Prizrenit ka publikuar një fotografi në Facebook, duke mbajtur në dorë një armë të tipit revole.

Policia e ka identifikuar personin dhe kishte gjetur lokacionin e tij e më pas e kishte ftuar edhe për intervistë, njofton Observeri.

I dyshuari kishte pranuar dhe kishte dorëzuar armën pranë organit të policisë në nënstacioni e policisë në Sredskë-Prizren.

Hetuesit policorë sekuestruan armën e tipit Revole ISSC M22 dhe një karikator të zbrazët.

Ndaj të dyshuarit M.R, i lindur në vitin 1992, policia ushtroi kallëzim penal për posedim të paautorizuar të armës, në lidhje më këtë u informua prokuroi i shtetit i cili urdhëroi që rasti të hetohet në procedurë të rregullt./Observeri/