vidç polici në podujevë

Tre shtetas të Shqipërisë janë arrestuar pasditen e së dielës në Komoran të Drenasit, raporton IndeksOnline.

Pas një mosmarrëveshje rreth një aksidenti, shtetasit e Shqipërisë dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një kosovar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në orën 16 e 30 minuta dhe më të pranuar informatën, pjesëtarët e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

Ndërsa personi i lënduar ka pranuar tretmanin mjekësor dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore