Arrestohen nëntë persona të dyshuar lidhur me veprat penale ‘ndërhyrje në sistemet kompjuterike’

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, sot me datën 21.12.2016 në orët e mengjesit ka realizuar një operacioni policor, gjegjësisht ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku ka zhvilluar kontrollimin/bastisjen në 9 (nëntë) lokacione të ndryshme të Kosovës.

Si rezultat i hetimeve dhe realizimit të bastisjeve janë shoqëruar në stacione policore nëntë persona të dyshuar si dhe janë konfiskuar prova, dëshmi materiale, për të cilat dyshohet se personat e poshtëshenuar kanë kryer veprat penale që ndërlidhen me ‘ndërhyrje në sistemet kompjuterike’, ‘cenim i të drejtës së autorit’ dhe ‘shmangie e masave teknologjike’.

 

Personat e shoqëruar në stacione policore janë:

  • B. A.
  • N. K.
  • E.  M.
  • F. B.
  • A. Y.
  • H. H.
  • A. I.
  • A. B.
  • B. R.

 

Personat e dyshuar dyshohet se në periudha të ndryshme kohore kanë kryer veprat penale të lartcekura dhe për të njëjtit pritet vendimi prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.