Arrestohen katër femra nga Suhareka për vjedhje

    Policia e Kosovës nga rajoni i Podujevës gjatë ditës së sotme ka arrestuar në këtë qytet katër femra me shtetësi shqiptare.
    Të njejtat kanë plaqkitur ari në dy argjentari të këtij qyteti. Pas arrestimit atyre u janë gjetur në qorape një unaz dhe një zingjir.

    Njëra nga të arrestuarat është nga Shqipëria, e të tjerat janë nga rrethina e Suharekës.

    Isak Ejupi, komandani i stacionit te Policisë në Podujevës e ka konfirmuar ratin për Indeksonline.

    “Rasti është duke u trajtuar nga ana e policisë së Kosovës”, ka thënë Ejupi.

    Ndërkaq njëri nga shitësit ka thënë se palqkitëset i ka njohur përmes fotografive që atyre u kishin dërguar koleg të tyre nga Peja në mënyrë që të kenë kujdes nga to. /Indeksonline/