Arrestohen edhe Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj

Deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj – Bujupi janë arrestuar nga Policia e Kosovës në bazë të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij për rastin e gazit lotsjellës.

Deputetët janë arrestuar derisa po hynin në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës.

Ndaj Kurtit dhe deputeteve Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi është lëshuar urdhërarrest pasi munguan në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës.