Arrestohen dy persona për therjen e katër nxënësve me thikë në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të cilët dyshohen se kanë therrur me thikë katër nxënës në një shkollë të Poklekut të Drenasit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:15, në afërsi të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Drenasit  si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast të vrasjes në tentativë, ku viktimat: A. Q, mashkull , 17 vjeç; A. V, mashkull , 18 vjeç; V. N, mashkull , 18 vjeç dhe S. Q, mashkull , 18 vjeç, kanë marrë plagë nga arma e ftohët  (thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .

Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Si rezultat i kësaj pak çaste më vonë policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj: • V. H,  mashkull, 17 vjeç dhe T. H,   mashkull, 17 vjeç, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

Ndaj të dy të dyshuarve pas marrjes së autorizimit nga ana e  Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 48 orë, për veprën vrasje në tentative.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT