Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që gjatë kontrollit të një lokali, janë hasur duke zhvilluar aktivitete të lojërave te fatit në mënyrë të paligjshme.

Janë konfiskuar pesë aparate te lojërave te fatit dhe 1.171 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje.