Policia e Sarandës mbrëmë njoftoi se ka shkatërruar një grup kriminal, ku persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin grabisnin banesa në Ksamil.

Në pranga kanë rënë N.N e H.M, të dy nga Gjakova, të cilat ishin pjesëtarë të grupit, ndërkohë që është shpallur në kërkim G.M, edhe ky nga Gjakova.

Po ashtu është arrestuar edhe organizatori i vjedhjeve, V.P, i cili është pronar i një hoteli të njohur në Ksamil.

Ai nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më parë ka qenë i dënuar për pedofili.

Në pamje shfaqen dy grabitësit me maska dhe doreza teksa ecin afër murit të banesës. Në një moment ata pikasin edhe kamerat e sigurisë dhe i thyejnë me shkop.