Policia e Kosovës ka raportuar se në fshatin Gllobar të Drenasit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë dhe djalë) pasi që njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri.

Nga të njëjtit është konfiskuar një pistoletë me 14 copë fishekë pa leje përkatës ( mbajtur në mënyrë ilegale).

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregulltë./DrenicaPress